
Banorët e fshatit Rrjol në Velipojë, po zhvillojnë një protestë përpara godinës së SPAK-ut. – Po na grabisin pronat!.
28 Mars 025
Banorët e fshatit Rrjol në Velipojë, po zhvillojnë sot një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme. Ata shprehen kundër ndërtimit të një resorti në zonën e tyre.
“Po na grabisin pronat!”, pretendojnë ata, duke shtuar se pronat i kanë të trashëguara prej të parëve të tyre.
Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë. Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre e përbashkët që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.