
Banorët e fshatit Tragjas e kundërshtojnë projektin qe ju merr ujin
4 Mars 2025
Banorët e Tragjasitprej kohësh kanë kundërshtuar projektin dhe kanë kërkuar konsultim edhe me bashkinë.
Ata pretendojnë se nuk janë informuar aspak lidhur me projektin.
Projekti ka shkaktuar shqetësim dhe kundërshtim nga banorët, pasi ai merr burimin e ujit që përdor fshati.
Banorët e fshatit e kundërshtojnë këtë projekt, duke pretenduar se ky ujë duhet të mbetet në shërbim të komunitetit dhe jo për industrinë turistike.
Mësohet se ditën e sotme IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH shkoi në Tragjas dhe rrethoi zonën, në mënyrë që IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit.
Mëngjesi i sotëm ka nisur me përplasje mes banorëve të fshatit Tragjas dhe forcave të policisë, pasi ata kundërshtojnë punimet e ujësjellësit.