Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës kundërshtojnë zhvendosjen në periferi: – Do ngremë çadrat këtu!
4 Tetor 2022
Banorët e lagjes numër 5 në Durrës të cilët kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti, kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë zhvendosjen në periferi të qytetit.
Ndërkohë një tjetër banore e zonës thotë se deputeti i zonës që është edhe kryeministri i vendit duhet të zbatojë vendimet e duhura për lagjen ku ata jetojnë. Ajo paralajmërojnë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre do të vendosen në atë zonë duke ngritur çadrat.
“Unë jam banore e lagjes numër 5. Të gjithë ne që jemi të dëmtuar nga tërmeti do kalojmë në zonë e re. Ne duam të prishet dhe të rindërtohet aty ku e kemi. Duam të rishikohet bonusi i qirasë. Duke filluar nga sot do të ngremë çadrat këtu ku jemi. Nga këtu do shkojmë te kryeministri. Dua t’i bëj thirrje kryetarit të bashkisë dhe deputetit të zonës njëkohësisht që e kemi edhe kryeministër që të marrë vendimet e duhura për lagjen numër 5. Nuk kërkojmë asgjë. Ne nuk përballojmë dot qiratë. Ne jemi në pritje deri këtu”, thotë ajo.
Gazeta Shqiptare