Banorët të pakënaqur nga takimi me Ramën: – Nuk më linte të flisja
Banorët të pakënaqur nga takimi me Ramën: – Nuk më linte të flisja
– 10/02/22
Ka përfunduar takimi i Ramës mtre banoret e ‘5 Majit”. Kryeministri ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, duke u shprehur se të gjithë do të trajtohen me dinjitet.
“Kemi pasur një bisedë intensive, dhe kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e oarë. E vërteta i ka të vështira rrugët këtu pasi ka shumë kthesa të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 Maj, unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim solidar njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpinë nga tërmeti. Për ata që janë me certifikata pronësia zgjidhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose me shkëmbim. Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë. U shpjegova se kanë marrë njoftim. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje”- tha Rama.
Por krejt ndryshe është paraqitur takimi nga banoret. Ato kanë treguar se buk kanë marrë asnjë garanci prej Kryeministrit, madje kanë pasur edhe përplasje dhe ofendime mes tyre.
“Nuk morëm asnjë garanci, ai tha do e merrni, nuk e besoj gjallë, fjalët i merr era, nuk do dalim nga shtëpia, nuk morëm asnjë kontratë. Kur të vij Bashkia me avokat me të gjitha, ndryshe jo se nuk kam mundësi për të falë shtetit”, tha nënë Liza.
“Mbaje mend emrin tim Laurela Nikoli dhe nuk kam për ta lënë çështjen me kaq. Rama u përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha “Ti ke një kasolle, çfarë pret nga ajo?” Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’ Ka folur vetëm nëna Liza, pastaj Rama është ngritur dhe ka ikur. Mashtrues je ti dhe babai yt më tha Rama”, tha banorja tjetër.
“Nuk më linte të flas, fliste vetëm me nënën Lizën, ne jemi me shkollë, kemi të drejtë të mbrojmë pronat tona. Nuk më linte të flas, më thoshte ti e ke të mbaruar çështjen, por unë nuk e kam të mbaruar, i thashë ose nuk vini me avokat që të firmosin dokumentet. ai na thoshte “pusho”, i thashë që kam të drejtën e fjalën, se është e drejta e njeriut”, u shpreh një tjetër.
Gazeta Mapo