Banori i “fundit” i Manastirit te Ardenicës

Keto dite feston emrin edhe Manastiri historik i Ardenicës, i dedikuar në Lindjen e Shën Marisë, i cili daton në shekullin e 13-të.

Ky manastir ka një histori të mrekullueshme kishtare dhe kombëtare, i trashëguar “aksidentalisht”, edhe pse rinia komuniste shkoi atje për ta prishur në vitin 1967: banori i fundit i manastirit, Imzot Irine Banushi, i cili jetonte atje i ngujuar në internim me vendim shtetëror, u ndryshoi mendjen të rinjve duke iu thënë se “këtu u kurorëzua Skënderbeu”!

Dhe megjithatë, kryepeshkopi Anastasios Janullatos vazhdon të ndalojë kthimin e eshtrave të Imzot Irineut në manastirin e vet, të cilin martiri i Kishës dhe i Kombit na e trashëgoi të pacënuar dhe hijerëndë, me të vetmin argument se Irineu kishte kombësi shqiptare.

Kryepeshkopi i huaj vazhdon ta lërë të ndëshkuar dhe në harresë dëshmorin e besimit, në varrezat e Kombinatit në Tiranë, atje ku e çoi diktatura ateiste. Krim!

Nga: Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks