Bardhi, aksioni vijon: Përshkallëzim me ngujim dhe grevë urie
8 Shkurt 2024
Nga oborri i Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi grevë urie të opozitës.
Gazment Bardhi: Pjesa dërrmuese e opozitës përfaqësues të qytetarëve nuk u lejuan të futen. Një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës nga parlamenti. Grupi parlamentar vijoi aksionin për të vërtetuar se nuk është një parlament normal.
Dua të apeloj mazhorancën, kryetaren e kuvendit të rishohë pozicionin e saj së pari për sa i përket kërkesave legjitime të opozitës dhe të heq dorë nga arroganca nga masat që kërkojnë të shtypin opozitën në parlament.
Për këtë parlament nuk ka më rregulla të shkruara dhe mjafton vetëm urdhri i Ramës dhe bandës së tij.
Besoj që edhe ju e patë, grupi parlamentar i PS kishte shpëndarë një mesazh që deputetët socialistë duhet të paraqiteshin në parlament në orën 9:00.
Më vjen keq që depuetë të opozitës i janë përgjigjur këtij urdhri. Protestat do të përshkallëzohen në ngujim dhe grevë urie.
Gazeta Sot