Bardhi: – Begaj ministër i propagandës, i bëri atentat Kushtetutës
15 Janar 2024
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kritikuar presidentin Bajram Begaj.
Bardhi tha se Begaj është vënë në dijeni prej 3 muajsh për situatën në Kuvend dhe po sillet si si vartës i njëanshëm i mazhorancës
“Është njoftuar se prej tre muajsh Kuvendi nuk funksionon normalisht, për shkak të mohimit të të drejtave të opozitës. Presidenti të heq dorë si vartës i njëanshëm i maxhorancës, bëri provokime të ulta ndaj opozitës”, u shpreh ai.
Sipas tij, vajtja e Presidentit në seancën e sotme është një akt i rëndë dhe një atentat ndaj kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Deputeti ironizoi Begajn, duke e cilësuar si ministër të propagandës.“Sot presidenti u soll si i verbër që nuk e di apo nuk ka dëgjuar që në Kuvend ka një situatë a një konflikt mes mazhorancës dhe opozitës. Deri më tani kishim parë Edi Ramën të bënte si i verbër, thotë nuk ka asnjë situatë në Parlamentin e Shqipërisë dhe unë shpreha keqardhjen, nuk e kisha sulm. Kur të marrin vendimin për ta trajtuar si ministër të propagandës, do ta trajtojmë si ministër të propagandës. Sot shpreha keqardhjen që Kreu i Shtetit, përfaqësuesi i unitetit të popullit, ishte sjellë në eancë nga mazhoranca për të provokuar opozitën dhe ky është një akt i rëndë, është një atentat që presidenti ka bërë ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe roli i tij si garant i Kushtetutës dhe mbi palët politike”, trheksoi Bardhi.
CNA