Bardhi bën lëvizjen e papritur, thërret në selinë e Rithemelimit të gjithë deputetët e grupit të Berishës
11 Shkurt 2024
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit të Berishës të hënën, por ndryshe nga herët e tjera, mbledhja do të zhvillohet në selinë qendrore të Rithemelimit.
“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, thuhet në njoftim.
Mbledhja në selinë e Rithemelimit vjen disa ditë pasi Bardhi mori pjesë në protestën poshtë banesës së Berishës.