Bardhi ironizon Bashën: Kush bën opozitë me opozitën, flasin me veten!
9 Prill 2024
Gazment Bardhi ka ironizuar grupin e demokratëve të Lulzim Bashës, që sipas tij po bëjnë opozitë me opozitën.
Në një konferencë me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD së Rithemelimit u shpreh se ata që i bëjnë opozitë opozitës “ i kanë lënë të flasin me veten”.
“Këto bashkëbisedimet me vetëm i kam lënë ti zhvillojë në mënyrë permanente. Ne kemi një përgjegjësi në raport me qytetarët për të bërë opozitën e vendit, pastaj këtë opozitën e opozitës Shqipëria ka parë modele të tilla.
Vendimi jonë politik është që kushdo që ka vendosur të bëjë opozitën e opozitës do të duhet të flasë me veten. Se kush flet me veten besoj ju e dini. Ne i kemi lënë të flasin me vetën dhe do vazhdojnë të flasin me veten”, tha Bardh.
I ndalur te drejtësia, ai u shpreh se është shumica ajo që kontrollon institucionet e drejtësisë, ndërsa opozita nuk ka instrumente të tillë.
“Nuk kontrollojmë as institucione shtetërore. Të vetmit që kanë mekanizma presioni ndaj drejtësisë është pushteti dhe kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund ti ushtrojë presion drejtësisë”, tha Gazment Bardhi.