12 Mars 2024

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, kreu i grupit Gazment Bardhi, është shprehur se për të negociuar me mazhorancën për rikthimin e jetës parlamentare është konsultuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ka theksuar se është bërë dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtare.

Kundër këtij takimi është shprehur deputeti Ervin Salianji, i cili ka thënë se vendimi për bisedime dhe negociata është dëmtues për PD-në.

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka është shprehur optimist duke thënë se ndërkombëtarët e kanë njohur kryetarin e tyre dhe tashmë shqiptarët e dinë se cila është opozita e vërtetë.

Gazment Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyre informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare. Pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë z.Berisha, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, vendosëm të marrim pjesë. Për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët, pasi ne kemi kërkuar, që ata të ndërhyjnë. Kemi rënë dakord që të ulemi për komisionet hetimore parlamentare dhe reformën zgjedhore, por nuk kemi asgjë në përmbajtje. Na kanë thirrur sot dhe do shkojmë.

Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike te Ramës!

Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve eshte praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjme ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim demtues per opozitën dhe do jemi joserioze sic ka ndodhur shpesh ne kete parti e kete seli qe radikalizohemi qe te marrim vemendjen e Rames nderkohe qe vemendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!

Te pakten te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkembim se Rama u ul? Cfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja.

Gazment Bardhi: Ligji është shumë i mirë, është funksional. (I referohet ligjit te ri për komisionet hetimore parlamnetare)

Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë. E rëndësishme është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e vërtëtë sot, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra jo është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë kush është opozita.

Salianji: Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve.

Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi.

Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do deshtoje bisedimi i sotem apo plotesimi i kerkesave, si do themi pastaj qe beme pak gabim se Rama ta hedh per te 100 here!

Ina Zhupa: Ne e nisëm aksionin në tetor ku kishim 3 kërkesa që lidheshin me zbatimin e të drejtave tona kushtetuese. Sa herë kemi folur publikisht gjatë këtyre muajve ne kemi thënë se në momentin që këto kërkesa plotësohen, ne i kthehemi normalitetit. Në momentin që ata kanë dalë publikisht (Spiropali në seancë, Lindita Nikolla me ftesë dhe po flasin për plotësim të kërkesave), ne s’mund të dalim kundër asaj që kemi kërkuar deri tani. Nëse ne shtojmë kërkesa apo i ndryshojmë, ne humbasim besueshmërinë. Ne duhet t’i meshojmë qënies palë në reformën zgjedhore, që cilado të jetë forma, pasi skadon afati i komisionit, mjafton që ne, grupi ynë të këtë veton. Nuk ka rëndësi forma, por ne duhet të kemi veton, pasi nga kjo varet edhe e ardhmja jonë politike dhe vota e qytetarëve. Duhet të sqarojmë qytetarët që ne në fillim kemi kërkuar 2 komisione hetimore, sepse është ngrit ideja që kemi kërkuar 8 dhe marrim 2, ndërsa e vërteta është se 8 janë kërkuar që prej 2021-it. Ndërsa nismat ligjore disa janë rrëzuar por kemi mundësi të depozitojmë te tjera në vazhdim.

Xhelal Mziu: Jam pro gjetjes së dialogut maxhorancë-opozitë.

Por, komisionet hetimore janë bërë më pak të domosdoshme në këtë situatë ku jemi, në raport me reformën zgjedhore. Në këtë kontekst ne duhet të kryesojmë dhe të kemi maxhorancën e këtij komisioni të opozitës. Krahas saj, duhet që ajo çfarë u zhbë nga parlamenti i kërpëratave të implementohet në këtë limit kohor të reformës zgjedhore si;

Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, sepse eleminon mbetjet e votave, obligon çdo subjekt brenda koalicionit të marrë maksimumin e votave dhe partitë e vogëla të mos jenë “parazitare” si në ligjinë aktual. Vota e diasporës është determinante, mbi 50% janë në emigrim, duhet ta kthejmë në kauzë votën e tyre. Duhet ti përfshijmë në strukturë dhe betejën elektorale. Shit-blerja e votës, shkelja e kodit zgjedhor të konsiderohet krim i rënd zgjedhor dhe të 10 fishohet dënimi dhe kur punëson apo prokuron, apo largon nga puna 6 muaj para ditës zgjedhjeve të penalizohen 10 fishë. Krimi zgjedhor është më i rënd se ai ekonomik. Listat e hapura duhet të jetë betej e PD, jo aset i dikujt tjetër. Do të prodhonte më shumë vota për PD dhe opozitën me lista të hapura.

Gazeta Dita