Bardhi: – Unë kam besuar se Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje Olta Xhaçkën.
17 Prill 2024
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes, ku është shprehur ndër të tjera se padia për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese do të ridërgohet.
Ai shtoi se katër deputetët të Bashës nuk i janë bashkuar dhe kanë refuzuar, duke u shprehur i indinjuar.
Sa i takon, çështjes së rikthimit të Berishës në Grupin Parlamentar, Bardhi tha se nuk ka asnjë pengesë për këtë dhe se të gjithë e dinë si cili është grupi Parlamentar i PD dhe Sali Berisha është kryetari
Bardhi: Unë kam besuar se Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje Olta Xhaçkën. Shpreh indinjatën time që një pjesë e grupit të Bashës nuk kanë pranuar t’i bashkohen padisë për mandatin e Olta Xhaçkës që do ta ridërgojmë në Kushtetuese.
Kështu, duke treguar qarte se kush është në favor të drejtësisë me vepra, se me fjalë është e thjeshtë.
Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Salaudin Jakupllari, janë bërë bashkë mbrojtje të Edi Ramës, me urdhër të Bashës.
Fatmirësisht nuk e pengojnë dot dërgimin e kësaj cështje në Kushtetuese, do të ndiqet një tjetër rrugë dhe e gjithë kjo mbrojtje i shkoi kot, sepse nuk pengojnë dot opozitën ti shkojnë deri në fund kauzave të veta.