![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/12/Lulzim-Basha-2.jpg?fit=590%2C354&ssl=1)
Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët
Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët
13 DHJETOR 2021
“Është komunist në zell”/ Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.
“Ka zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Apo t’i kthejë në një departament non grata njësoj si familjen e tij. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur, pa i thyer dhëmbët, tha Basha.
Gazeta Shqip