“Basha do bëhet President?”. – Dashamir Shehi komenton lajmin e bujshëm të Sali Berishës. –  Ja çfarë fshihet pas shkarkimit të Ilir Metës

9 SHKURT 2022

Nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i LZHK Dashamir Shehu e ka quajtur një shkatërrim të institucionit të presidencës. Nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc, Shehi tha se lufta që sipas tij po bëhet për shkarkimin e Metës, po shkatërron institucionin e presidencës.

“Qëndrimi im që ka ditë që e them, unë i kam dalë për zot institucionit të presidentit jo Ilir Metës, janë 2 gjëra krejt të ndryshme. Sot është Meta president nesër do jetë një tjetër. Që do të thotë kjo maxhorancë po shkatërron institucionin e presidentit përtej gabimeve të Metës. Presidenti largohet për 3 muaj, dhe vetëm në një shtet të marrësh si Shqipëria bëhet një luftë kaq me hunj me gurë e me drejt e shejtan kundër institucionit të  presidentit. Ne duhet të ruajmë fytyrën e shtetit shqiptar”, tha Shehi në “Radarin Informativ” në Abc News.

Sipas Shehit, largimi nuk i bën asnjë dëm Metës, por shtetit shqiptar pasi nëse shkarkohet presidenti, kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit tonë. Me shkarkimin e Metës, sipas Shehit i bëhet presion edhe pasardhësit të tij.

“Largimi është precedent se s’ka ndodhur ndonjëherë. Po u largua presidenti krijohet një precedent, ai që vjen pas këtij është gjysmë president sepse do të vijë i trembur ai se thotë të hiqkan këto. Kjo Metës si bën asnjë dëm se e bën hero, mirëpo Shqipërisë i bën dëm. Ça Europe që kryeministri heq presidentin 3 muaj para se t’i mbarojë mandati. E kam konsideruar gabim të madh që të largohet 3 muaj para se ti mbarojë mandati, pavarësisht se kush është Meta”.

Një thirrje kreu i LZHK pati për presidentin Meta, të cilin e këshillon që të përmbahet në deklaratat që bën.

“Unë e thashë ky është presidenti, mirë apo keq. Nëse e heqin do bëjnë diçka më të rëndë se kjo që thotë Meta. Po të isha në vend të Metës nuk do t’i thoja ato që thotë, sepse në majë të një institucioni disa gjëra duhet të thuhen ndryshe. Këto gjëra thuhen ditën që largohesh nga presidenca, atëherë të bëjë luftëtarin sipas mënyrës së tij. Ai duhet të ketë njëlloj vetëkontrolli, por s’i quaj të mjaftueshme këto qëndrime të Metës për ta larguar sepse duhet të mbrohet institucioni”.

Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha, Shehi thotë se Rama nuk kërkon që ta shkarkojë Metën për t’i hapur rrugë Bashës për në krye të presidencës. Kryeministri sipas tij kërkon të tregojë se mund të bëjë çfarë të dojë, duke rrëzuar dhe presidencën, që Shehi e quan “kalaja e fundit”.

“Unë ndjek një linjë normale. Meta nuk largohet për t’u vënë Basha, por po mbyll strategjinë e Ramës. Kjo që ndodh me Metën po rreshtoj disa nga faktorët negativë. Ne s’kemi më një demokraci ntë vërtetë. Kryeministri mund të bëjë çfarë të dojë se mund të largojë edhe këtë që e quan kalanë e fundit. Prodhon psikologji dhune dhe frike dhe e kthen kohën pas e shikon se çfarë bën ai i gjati e hoqi dhe këtë. Për t’i ruajtur një pjesë të asaj që e quajmë shteti shqiptar duhet që të durojmë të mbarojë mandati i presidentit. E kemi reduktuar mandatin e presidentit me kushtetutë”, tha ai për ABC.

Gazeta Sot