Basha flet për raportin e OSBE-ODIHR: Opozita doli më e fortë nga 30 qershori. Demokratët ia dështuan Ramës…
Basha flet për raportin e OSBE-ODIHR: Opozita doli më e fortë nga 30 qershori. Demokratët ia dështuan Ramës…
1 korrik2019
Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se pas zgjedhjet të 30 qershorit, opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar.
Basha tha se gjetjet e OSBE-ODIHR nxorrën qartë se këto votime nuk ishin në interes të qytetarëve.
Ai tha sot se demokratët bën të mundur që të dështojë plani i Edi Ramës.
“Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:
- 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë
- Votime pa zgjedhje
- Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve
- Mos funksionim gjykatash
- Vendime të gabuara të KQZ-së
- Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.
Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës.
Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.
Farsa dështoi. PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori
Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.
Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori”, tha Basha.