Basha i pandehur/ Hidhet shorti në gjykatë, ja kush do e gjykojë. –
Basha i pandehur/ Hidhet shorti në gjykatë, ja kush do e gjykojë. –
13 Dhjetor 2019
Mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është hedhur shorti, se kush gjyqtar do të marrë në shqyrtim çështjen penale në ngarkim të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.
Kjo ka ndodhur një ditë pas dërgimit nga Prokuroria në gjykatës të çështjes së shumëpërfolur ndaj liderit të PD, nën akuzën e lobimit rus, ndërsa në proces do të merret edhe dëshmia e Nik Muzin.
Sipas ligjit të ri, tashmë hetimet nuk mbyllen më me vendim të Prokurorisë, por vetëm nga Gjykata. Kjo e fundit përmes një seanca paraprake vlerëson provat e akuzës dhe merr vendimin për vijimin, ap0o jo të procesit gjyqësor.
Gjithashtu, gjatë seancës paraprake mund të ketë edhe vendim të mbylljes së procesit. Gjithsesi, shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Lazër Sallaku si togën e zezë që do të vlerësojë nëse hetimi është kryer i plotë, nëse duhet pushuar, apo nëse dosja do të dërgohet për gjykim.
Kreu i PD, Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri, Ilir Dervishi, akuzohen për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.
©Copyright Gazeta SHQIP