Basha i përgjigjet Ramës: 75 mln € për mafien e plehrave, asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë
Basha i përgjigjet Ramës: 75 mln € për mafien e plehrave, asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë
– 14/10/20
Nuk ka vonuar përgjigjja e kryedemokratit, Lulzim Basha, pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e inceneratorëve dhe milionat e shpenzuara nga qeveria për koncesionarët.
Rama u shpreh më parë se qeveria nuk do ndalet së mbështeturi industrinë e riciklimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane, të cilat sot sipas tij digjen dhe kalben rrugëve.
Por nga ana tjetër Basha rikujton për opinionin publik se qeveria ka paguar 75 mln euro për inceneratorët dhe asnjë qindarkë për 100 mijë të papunët, mjekët, infermierët apo pensionistët.
Reagimi i Bashës
75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!
Gazeta Mapo.