Basha i thote Rames: – O Hadut Plehrash.
Basha i thote Rames: – O Hadut Plehrash.
15/10/2020
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, që e akuzoi kreun e qeverisë se qëndron në krye të kupolës për vjedhjen e parave përmes inceneratorëve të plehrave. Në një postim në Facebook, Rama i përgjigjet me ironi kryetarit të Partisë Demokratike.
“Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?! Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë”.
Teksa Lulzim Basha e konsideroi “mafie të plehrave” që ka vjedhur 400 milionë Euro përmes inceneratorëve, për Kryeministrin Edi Rama këto impiante të përpunimit të mbetjeve po pastrojnë qytetet kryesore të vendit.
“Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im artist, me plehrat në gojë”?!
Në mbyllje, Kryeministri shprehet i bindur për fitoren e zgjedhjeve më 25 Prill.
“E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul! Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen, aq më shumë do mërzitesh në 25 Prill”!
Vetëm pak minuta pas këtij reagimi të Kryeministrit, ka ardhur kundërpërgjigja në Twitter e shefit të opozitës. Lulzim Basha akuzon direkt Kryeministrin Rama për vjedhjen e parave përmes inceneratorëve.
“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”.
tvklan.al