5 Mars 2025

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD. Bashkë me Rezart Kthupin kishin kishin depozituar në Gjykatën e Lartë rekurs për vulën e PD, duke përfaqësuar Lulzim Bashën.

“Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD. Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, kemi regjisrruar dhe jemi në koalicon.

Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam me interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD
Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë.

Kjo është kërkesë ligjore. Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës. Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.”, tha Alibeaj.