Basha, mesazh të fortë pas shkarkimit të Kajmakut: Qeveri kujdestare që do të garantojë votën, t’i kthejmë parlamentin shqiptarëve. –
Basha, mesazh të fortë pas shkarkimit të Kajmakut: Qeveri kujdestare që do të garantojë votën, t’i kthejmë parlamentin shqiptarëve
1 nentor 2019
Duke deklaruar sot se “Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se Rama qeveris me krimin”, kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se eshte koha qe parlamenti t’u kthehet shqiptareve.
Ne nje deklarate per mediat nga selia blu, pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kyebashkiakut të Vorës Agim Kajmkaku, Basha tha se duhet nje qeveri kujdestare, qe te garantoje voten e shqiptareve.
DEKLARATA E PLOTE
Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai. Është një poshtërim për Partinë Socialiste në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, të painkriminuar, të pazhytur, të pakorruptuar, por nxjerr llumin e llumit. Por është edhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, nga trafikantë, nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg dhe jo në qeverisje.
Për këdo që ka patur dyshime apo ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017, 2019 janë rastësi, tani i ka të gjitha. Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit, prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin.
Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve, T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre.
Gazeta panorama