Basha në Kamëz: Rama, Berisha e Meta duan monopol mbi politikë, rinia bojkotoi 14 majin, ta ndryshojmë këtë
5 Qershor 2023
Ish-kreu i dorjequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e radhës me qytetarët, ku këtë herë është ndalur në Kamëz, aty ku PD humbi në zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal tek zgjedhjet vendore të 14 majit, duke thënë se rinia foli qartë duke mos marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi sipas tij janë të lënë pas dore.
Basha: E kanë monopulizuar debatin publik dhe duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Unë kam vetëm pak ditë që flas për të gjitha problemet dhe thelbi është që vendimmarrja t’i kalojë qytetarëve. Këta duan monopol mbi politikën, median , ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet i atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite.
Qytetarët, rinia duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes politike. Duhet të shohim se cilat janë hapat që duhet të hedhim, që të folurin me bojkot ta ndryshojmë. Më 14 maj spikati mungesa e të rinjve. Jemi në një plagë të hapur prej kohësh që dhimbjen e bën edhe më keq vallja që hedh kundërshtari ynë politik. Kauza jonë është kombëtare dhe para se të drejtojmë gishtin tek manipulimet zgjedhore dhe bishtat e kësaj qeverie duhet ta drejtojmë edhe nga vetja jonë.
Nga OraNews