Basha nuk dorëhiqet. – Deklaron se do ta shkatërrojë Edi Ramën, por nuk thotë se në cilin shekull!
Basha nuk dorëhiqet. – Deklaron se do ta shkatërrojë Edi Ramën, por nuk thotë se në cilin shekull!
9 Mars 2022
Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen. Këtë e konfirmoj për KOHA JONE një njeri i afërt i tij. Ai po përgatitet të reformojë PD-në me njerëzit që do ti mbeten, pas largimit të shumë deputetëve demokratë.
Reformimi nënkupton, tha burimi në fjalë, se edhe sikur të mbetet me “300 spartanë” si dikur Leonidha në vitin 480 para Krishtit kur Termopilet u mbrojtën nga pushtimi pers, Basha nuk tërhiqet.
Pak histori se çfarë ishte Leonidha, prijësi i 300 spartanëve:
Pasi ngriti një ushtri tepër të madhe ndoshta të përbërë nga 100 mijë luftëtarë Mbreti Persisë, Kserksi, pushtoi Greqinë në vitin 480 para erës sonë, në përpjekje për t’ia shtuar këtë shtet perandorisë së tij që në atë kohë shtrihej në tre kontinente. Grekët iu përgjigjën me aleancën e tyre, duke u treguar persëve për fortifikimin e ngushticës së Termopileve, që ishte vetëm 40 milje larg. Këtu forcat e vogla greke mund të bllokonin ushtrinë dhe flotën e persianëve dhe në njëjtën kohë shpresonin të mbronin dhe vetë Greqinë. Ndonëse u vranë spartanët, por ama mbajtën lart moralin e grekëve.
Ndaj edhe Lulzim Basha, si Leonidha dikur, në krye të 300 vetave që i kanë mbetur do ta mund Edi Ramën në zgjedhje.
Por pyetja shtrohet se në cilat zgjedhje do ta sfidojë Edi Ramën Luli Basha?!
Koha e Jone