Basha nuk ndalet, pas shembjes së Teatrit mbledh me urgjencë aleatët dhe ambasadorët, ja çfarë pritet
Basha nuk ndalet, pas shembjes së Teatrit mbledh me urgjencë aleatët dhe ambasadorët, ja çfarë pritet
19 MAJ 2020
Pas protestave të ditës së djeshme ku opozita doli në mbrojtje të Aleancës për një kauzë të përbashkët.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në një mbledhje aleatët. Sipas informacioneve mësohet se mbeldhja do të zhvillohet në orën 09:00 në selinë blu.
Takimi do të mbahet një ditë pas protestës së Aleacnës për Mbrotjen e Teatrit dhe mësohet se do të diskutohet për vijimin e aksionit opozitar.
Në takim pritet të jetë edhe Ambasadori i BE-së Luigi Soreca. Për këtë takim Basha ka thirrur edhe aleatët. Basha më herët është shprehur se do të mbështesë çdo protestë së Aleancës për Teatrin dhe do të nisë organizimin për protestat popullore.
BE dhe Europa Nostra e kanë dënuar dhunën e policisë në protestë dhe kërkuan llogari se pse institucion nuk zhvilluan dialog me artistët.
Gazeta Sot