Basha: – Shqipëria s’ka asnjë bashki. Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale. –
Basha: – Shqipëria s’ka asnjë bashki. Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale
6 nentor 2019
Nga Shkodra, kreu i PD, Lulzim Basha tha se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.
Jashtë takimit me të rinjtë, Basha tha se kryetar bashkisë nuk ka në asnjë qytet të vendit, ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se i shërben vetëm një grupi njerëzisht.
“Kryetar bashkish nuk ka ne asnjë qytet te Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Ne Shkodër dhe ne gjithë Shqipërinë shume shpejt do te ketë zgjedhje te parakohshme te lira dhe te ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë te largohen.
Partia Socialiste vazhdon qe ti shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistet te mërzitur te keq qeverisur qe po i turpëron çdo dite me kandidat te kriminalizuar. Janë me pak se një ekip kalçeto qe mbajnë peng shqiptaret. Protesta do te ketë shume shpejt dhe s’janë ndalur asnjëherë“, tha Basha.
Gazeta Panorama