rama-basha

Basha, thirrje të prerë Ramës: – Mos e shty vendin në konflikt civil. –

12 Janar, 2019.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se cdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyje vendin drejt një konflikti civil.

 

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”- tha Basha, në një deklarata për mediat nga selia e PD.

rama-basha