Basha zbulon takimin e fshehtë të Ramës: Ju tregoj se çfarë ndodhi para dy netësh në Kryeministri
Basha zbulon takimin e fshehtë të Ramës: Ju tregoj se çfarë ndodhi para dy netësh në Kryeministri
12 MARS 2021
Vetëm pak orë pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake të cilët po lironin zyrat e FRD-së, në ambientet e partisë opozitare ka mbërritur edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se dy ditë më parë, kryeministri Rama ka mbledhur në qeveri persona me rekorde kriminale, por nuk bëri me dije emra.
“I them Edi Ramës dhe kriminelëve që ke darkuar para dy netësh në kryeministri, oligarkëve që u jep paratë që vjedh shqiptarëve, nuk e ndalni dot ndryshimin. Më 25 prill zgjedhja është e qartë, ose do të mbetemi këtu, ose do të bashkohemi për të çliruar Shqipërinë. Skena si këto që shqiptarët i kanë përjetuar do të vazhdojnë nëse 25 prilli do të mbetet dita e status quo. Po nuk ka shans mbi tokë që kjo të ndodhë. Edi Rama do të largohet. Të gjithë do të ndryshojnë”, tha Basha.
Gazeta Sot