28 GUSHT 2021

Kryeministri Edi Rama shtroi të premten një darkë me deputetët që sapo mbyllën mandatin dhe me ata që do ta nisin në muajin shtator nga Parlamenti.

Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS.

Menjëherë pas fjalës së tij, në ambientet e Pallatit të Brigadave, kreu i qeverisë ka dashur të krijojë një klimë familjare mes deputetëve, edhe pas mesazheve se ata që nuk do të jenë me deputetë, do të jenë pjesë e punëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme, por dhe pjesë e ekzekutivit në nivel qendror dhe rajonal.

Në menynë që ishte vendosur në çdo tavolinë, me bazë peshku, nuk mungonin prodhimet e egra të detit.

Ne “menynë” e publikuar nga panorama, shihet se deputetët mundën të shijonin salmonin e tymosur si antipastë, por dhe karkalecin e egër me salcë “teriyaki”, si pjatë e parë.

Ndërsa pjata kryesore përmbante fileto levreku të egër me krem qiqrash, ananas të thatë dhe humus ulliri.

Në meny nuk mungonte edhe ëmbëlsira, tortë me çokollatë dhe lajthi e karamelizuar.

Rama “u gjen punë” të larguarve

Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti”, tha ai.

Rama tha se puna duhet të nisë që tani për fitoren në zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025-ës, ndërsa mandatin e tretë e cilësoi si më të vështirin.

“Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot”, u shpreh ai.

Gazeta Shqip