Bashkia e Gramshit kënaq(et) me pak, – Fondi ka qene madh. –
Bashkia e Gramshit kënaq(et) me pak, – Fondi ka qene madh. –
Në prag të zgjedhjeve lokale, data e të cilave mund të jetë subjekt ndryshimi për shkak të situatës politike në vend, pjestarët e pushtetit vendor që aspirojnë për rinovimin e mandatit janë duke përpjekur të mos lihet në hije asnjë prej arritjeve të tyre gjatë mandatit aktual, sado modeste të jetë ajo.
Si duket nën ndikimin e kësaj fryme, bashkia e Gramshit ka publikuar në faqen zyrtare një prej sukseseve të këtij mandati.
Bëhet fjalë për ndërtimin e ambulancës së re në fshatin Silarë të Njësisë Administrative Sult.
Më shumë se fotot e ndërtesës përtej modestes, habit mënyra se si serviret ajo. Në postim thuhet: “Tashmë banorët e kësaj zone kanë infrastrukturën e nevojshme mjekësore për të marrë shërbimin parësor shëndetsor”.
Të ndërgjegjshëm se ajo e Gramshit është një bashki e varfër në një shtet të varfër, dyshimi se në këtë ndërtesë mund të ketë infrastrukturë për t’i ofruar ndonjë lloj shërbimi dikujt, jo më atë mjekësor, është i paevitueshëm.
e.ll. / dita