Bashkia e Prrenjasit dhe ajo e Librazhdit, tendera për prerje të pyjeve në shkelje me ligjin
Bashkia e Prrenjasit dhe ajo e Librazhdit, tendera për prerje të pyjeve në shkelje me ligjin
7 Janar 2020
Le të shohim disa tendera të çuditshëm. Bashkia e Përrenjasit ka shpallur fituesin e një tenderi, një kompani që do të presë pyjet. Kjo kalon çdo kufi shkeljeje, pasi prej vitit 2016 ne kemi në fuqi moratoriumin për pyjet, që ndalon çdokënd për të prerë dru.
Një rast akoma më komik është ai në Bashkinë e Librazhdit, që edhe kjo ka vendosur për prerjen e pyllit. Kompania e shpallur fituese “AL-MEKS-UD”, është dënuar për prerje të drurve të pyllit. Gjithashtu kjo kompani është nën sekuestro nga përm abrimi pasi nuk ka paguar një gjobë ndaj Inspektoratit të Pyjeve. “AL-MEKS-UD” është gjobitur në janarin e vitit 2017, pasi ishte konstatuar se po transportonte dy ngarkesa me lëndë drusore të pamarkuar. Madje, kapja e kësaj kompanie është bërë pikërisht në Njësinë Administrative Polis, në të njëjtin vend që kjo kompani ka fituar së fundmi edhe tenderin për të prerë me leje!
“Një situatë tjetër ka qenë me Bashkinë e Vlorës. Kërkohej një inxhinier që ishte diplomuar në një vit të caktuar. Dhe ashtu siç ishte përpunuar kërkohej që të ishte një inxhinier që të ishte pensionist në datën e tenderit. Kush ishte kjo kompani?! Vetëm ajo që ishte klienteliste me bashkinë”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania.
Raste të çuditshme të tenderve janë edhe ato të ndërtimit të rrugëve, ku tenderi shihet si një proces për të fituar para kompania private dhe jo për ti menaxhuar në interes të publikut.
“Është ai i rrugës Kardhiq Delvin përkatësisht loti i shtatë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një tuneli me gjatësi 1 km e pak. Ka qenë një tender me fond limit 19 milionë euro. Diferenca mes ofertës më të ulët dhe asaj më të lartë ishte 5 milionë euro. Pra bëhej fjalë që ARRSH kishte vendosur që t’ja jepte tenderin për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq Delvinë kompanisë që kishte ofruar 5 milionë euro më shumë se kompania me ofertën më të mirë. Ishte një dëm i dpd ndaj taksapaguesve dhe buxhetit”, tregon Gazetari Koldian Tomorri
©Copyright Gazeta SHQIP