Bashkia e Pukës jep njoftimin e rëndësishëm: Për fatin tonë jo të mirë sot u konfirmua me koronavirus…
25 MARS 2020
Bashkia e Pukës njofton, se sot është konfirmuar se një nga banorët e zonës është infektuar me koronavirus.
Sipas informacioneve zyrtare që ata kanë, rasti që rezultoi pozitiv është nga fshatrat, por tashmë duhet identifikuar dhe të gjithë kontaktet.
“Për fatin tonë, jo të mirë, sot u konfirmua se COVID-19 ka prekur njerin ndër banorët e bashkisë Pukë.
Rasti që rezultoi pozitiv është nga fshatrat, por tashmë duhet identifikuar dhe të gjithë kontaktet.
Ju kemi thën se kjo situatë nepër të cilen po kalojmë nuk është aspak e lehtë ndaj masat duhen maksimal.
Sot në shërbim të qytetarve kemi 7 bluza të bardha më pak, pergjatë 14 ditëve në vijim, për shkak të karantinimit, pasi kanë pasur kontakt kur i prekuri ka shkuar në Urgjencë.
Ju LUTEM mos shkoni në SPITAL, pasi kjo nuk është zgjidhja e duhur në këtë situatë. Për çdo rast kontaktoni me numrin 127, aty merni udhëzimet e duhura për veprimet e metejshme.
Nga sot e tutje as ne nuk do e kemi shumë të lehtë.
Ju LUTEM nëse keni pasur kontakte me përsona të dyshuar, vet-karantinohuni duke bër një shërbim të mira për veten dhe të tjerët.
Evitoni të gjithë kontaktet dhe kurrsesi mos dilni jasht, pasi tashmë kjo përben shumë RREZIK edhe në zonen tonë.
I bëjmë apel Policisë të Shtetit të ushtroj të gjithë forcen e ligjit mbi këdo që tenton të thyej rregullat e mbrojtjes. Pasojat e tolerimit janë shumë më të rënda se ndëshkimi për rastet e shkelësve.
POLICIA bashkiake do të veproj rrept mbi të gjithë ata që me pakujdesin e tyre tentojnë të kthehen në RREZIK për të tjerët.
Ju LUTEM shumë KUJDES. Duhet kuptuar se nga sot jemi më pak të mbrojtur.
ZOTI na ndihmoft të gjithve.”
Gazeta sot