Bashkia e Tiranës i kërkon banorëve të paguajnë për dezinfektimin e ambienteve

19/03/20

mapo.al

Bashkia e Tiranës i ka kërkuar administratorëve të caktuar prej saj në objektet e banimit në kryeqytet që të mbledhin pagesa nga familjet për të bërë dezinfektimin e mjediseve ku ata jetojnë.

Kërkesa ka nisur të zbatohet dhe administratorë pallatesh kanë shpërndarë njoftime duke u kërkuar familjeve pagesa që në objekte të ndryshme banimi sipas numrit të familjeve që jetojnë do të jenë të ndryshme.

Në një njoftim që shihni dhe në foto administratori i pallatit u ka kërkuar nga 400 lekë të reja çdo familje duke ua vënë si kusht për dezinfektimin e ambienteve të përbashmëta dhe përreth.

Njoftimi thotë e pjesa tjetër e shpenzimit do të mbulohet nga bashkia Tiranë por nuk sqaron se sa lshtë niveli i mbulimit. Më herët për riparime pallatesh bashkia ka ofruar gjysmën e shpenzimeve.

Në njoftim bëhet e qartë se po nuk u paguan paratë nuk do të ketë dezinfektim.

Kërkesa për pagesë për dezinfektimin vjen ndërkohë që shumë qytetarë po kërkojnë masa ndihme për të përballuar kolapsin në të cilin e ka futur vendin infeksioni i koronavirusit.

Koronavirusi ose COVID-19 nisi në dhjetor 2019 në Kinë dhe më tej u përhap në vendet e tjera duke goditur më shumë Italinë. Shqipëria kishte plot kohë për masa të atilla që të shmangnin hyrjen e virusit fatal, por zgjodhi të mos mbyllë kufijtë pa nisur rastet e para.