Bashkia kërkon dhe një karrige luksoze për vartësin e Veliajt, dhe tender 1 milon euro per pastrimin e sheshit
18 Prill 2023
Një muaj para zgjedhjeve vendore, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin prej 1 milionë eurosh për mirëmbajtjen dhe pastrimin e sheshit “Skënderbej”. Kompania që do të kontraktohet do të pastrojë një herë në ditë me fshesë sipërfaqen dhe një herë në javë me ujë. Një tjetër prokurim është hapur për mobiliet e zyrave.
Tendera lukzozë në bashkinë e tiranës edhe kur jemi në mes të fushatës zgjedhore. sipas dokumenteve zyrtare rreth 1 milionë euro do të jepen për pastrimin e sheshit skënderbej
Prokurorimi parashikon që me 119 milionë lekë të pastrohen të gjitha sipërfaqet me pllakë guri, mirëmbajtja e pemëve, kanalizimeve, shatërvaneve dhe ndriçimit.
Një herë në ditë pastrami do të jetë me fshesë thuhet në material, një herë në javë do të jetë me ujë, një herë në muaj me spatula për mbeturinat që do jenë më të vështira për t’u hequr dhe një herë në 6 muaj do pastrohen fugat tek gurët natyror.
një tjetër garë ka nisur edhe për mobilimin e zyrave ku nuk mungojnë as aksesorët e veçantë për drejtorët.
Me 22 mijë euro euro kërkohet të blihen 20 artikuj për drejtorinë e taksave e tarifave. 14 prej tyre i përkasin vetëm zyrës së drejtorit.
Në specifikime kërkohet që karrigia me rrota e titullarit, të jetë me mekanizëm për rregullim në lartësi, thellësi, anim në varësi të peshës, si dhe rregullim për pjesën e shtyllës kurrizore.
Të ketë mbështetëse për kokën metalike me veshje lëkurë ekologjike.
Gjithashtu, edhe mbështetësja e këmbëve të jetë e pajisur me aksesore anti-gërvishtës dhe suprinë të lëvizshme me gominë të zezë.
Nga tre subjekte që shfaqën interes, fitues është shpallur “DROMEAS ALBANIA” me ofertën sa 94% të fondit që do shpenzohet.
Ndërsa subjekti tjetër “SH.A.G.A”, që kërkoi më pak është skualifikuar nga gara.
Nga Xhesian Shazimani
Tv OraNews