Bashkia Rrogozhinë padit në prokurori KQZ-në dhe KZAZ-në. –
Bashkia Rrogozhinë padit në prokurori KQZ-në dhe KZAZ-në. –
19/06/19 |
Gazeta: mapo.al
Çështja e KZAZ-ve shkon në Prokurori. Është Bashkia e Rrogozhinës ajo që ka paditur sot në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë, KZAZ-në nr 43 si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Shkresa drejtuar organit të akuzës, është firmosur nga kryebashkiaku, i zgjedhuri i PDIU-së, Beqir Nuredini.
Në padi thuhet: Kallëzim i veprës penale “shpëdorim detyre” dhe “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” si dhe “mosmarrje e masave për të ndërpreë gjendjen e paligjshme të parashikuara nga nenet 248 dhe 325 dhe 251 të Kodit Penal.
Kjo padi ka ardhur pasi është konstatuar se pavarësisht kërkesës së Bashkisë për të liruar Pallatin e Kulturës nuk është zbatuar nga KQZ-ja dhe KZAZ-ja. Kërkesa e Bashkisë Rrogozhinë për të liruar ambientet bazohet në dekretin e Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, në një sërë bashkish në vend është ndërhyrë me forcë për lirimin e ambienteve që përdoren si KZAZ. Gjatë protestave të zhvilluara para KZAZ-ve në Kamëz, Burrel, Berat, Gjirokastër, etj. ka patur konfrontime dhe Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës.