31 Janar 2023

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë për Euroneës Albania, theksoi se duhet të kishte nisur hetimi në vendin tonë për lidhjen e kreut të qeverisë me ish-zyrtarin te FBI-së McGonigal.

Ndër të tjera ai tha se zyrtari i FBI-së është takuar me zyrtarë të lartë të vendit tonë, mes tyre Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e të tjerë.

Sipas tij ajo që çfarë kanë diskutuar apo kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin duhet të merret në hetim.

“Ramës nuk do i dalë gripi derisa të sqarojë raportin me drejtësinë amerikane që është një raport vërtetë jo i favorshëm për të. Ishte grip juridik. Nuk besoj se drejtësia amerikane pret mesazhe nga Rama për të vepruar. Hetimi në Shqipëri duhet të ishte hapur.

Duhet të komunikohej me departamentin e drejtësinë, me prokurorinë përkatëse që është duke hetuar rastet ku janë të përfshirë dhe agjentët shqiptarë, këshilltarët informalë por dhe kryeministri dhe deputetët e ministrat që janë takuar. Ke Gjiknurin, Ahmetajn, kryebashkiakë si Safet Gjici. E gjithë kjo tashmë është në fokus të hetimit. Çështja e zyrtarit përveç se në departamentin e drejtësisë, është dhe në komunitetin hetimor të biznesit. Ka një hetim në qelizë atje”- tha ai.

Gazeta Sot

.