
Baton Haxhiu: – Mandati i katërt për një qeveri është dëmtim i demokracisë në vend.
31 Mars 2025
‘Mandati i 3-të, jo më i katërti dëmton demokracinë në vend’/ Haxhiu: Shqipëria ka humbur shumë banorë…
“Unë jam prej atyre që nuk e pranoj mandatin e tretë dhe të katërt për shkak të demokracisë dhe natyra e demokracisë është kur ajo ndryshon duhet të ndërrohet për ti dhënë oksigjen të rinjve që sjellin risi. Për ata që se dinë unë jam në atë qëndrim që mandati i tretë është i tepërt dhe jo më pastaj i katërti.
Por Shqipëria është në një situatë, kur autokracia të cilën e ka vendosur Rama me diskurs, shije dhe me vendimmarrjen e partisë socialiste por është autokraci e mjaftueshme për ta bërë rotacionin.
Por a është kjo një autokraci e mjaftueshme për ta bërë rotacionin për arsye se kjo Shqipëri e ka një sukses.Ti përgjigjemi pyetjes the që kanë ikur afërisht 700 mijë vetë apo 1 milion prej 2013. Shqipëria është vendi që më së paku ka humbur banorë nga të gjitha vendi në rajon hiq vetëm Kosovën”, tha Haxhiu.