24 Janar 2025

Analisti Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Haxhiu u shpreh se ky veprim ka qenë një strategji e PS-së për ta bërë më të lehtë betejën elektorale me opozitën, duke përfituar nga kufizimi i mbështetësve të Berishës.

“Po, Partia Socialiste ka investuar që Berisha të jetë non grata që beteja e PS në elektoratin shqiptar të jetë më e lehtë. Për arsye se militantistët e Berishës janë të kufizuar,” deklaroi Haxhiu gjatë debatit.

Ai vuri në dukje se kjo qasje strategjike i shërben PS-së për të mbajtur avantazhin në skenën politike shqiptare, ndërsa i dha rëndësi faktit që militantizmi i Berishës është i kufizuar dhe nuk përbën kërcënim serioz për socialistët në zgjedhje.

Kjo deklaratë e Haxhiut ka ngjallur diskutime të shumta dhe polemika, duke ngritur pyetje mbi lidhjet mes vendimeve ndërkombëtare për shpalljen non grata të Berishës dhe dinamikave të brendshme politike në Shqipëri.

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik, ndërsa deklarata të tilla shtojnë tensionet dhe thellojnë ndasitë mes palëve politike.