![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/04/Baton-Haxhiu.jpg?fit=660%2C375&ssl=1)
Baton Haxhiu tregon dy emrat e grave që do donte të bëheshin presidente
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/04/Baton-Haxhiu.jpg?resize=815%2C462&ssl=1)
Baton Haxhiu
Baton Haxhiu tregon dy emrat e grave që do donte të bëheshin presidente
21 PRILL 2022
Analisti Baton Haxhiu ka treguar dy emra që ai i shikon si modele për një president në Shqipëri.
Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se dy emrat që ai mendon janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dhe Lea Ypi, pedagoge në London School of Economics.
“Kë do kisha dëshirë por është e pa mundur. Dy njerëz që kam respekt, Lea Ypi dhe Linda Rama. Për shembull, Linda Rama mund të jetë, gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, ka informacion të jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik. Nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Meqë më pyete për emra”- tha Haxhiu.
Gazeta Sot