Bazilika e Elbasanit pas zbulimit në 2007-n nis të dokumentohet. –
Bazilika e Elbasanit pas zbulimit në 2007-n nis të dokumentohet. –
Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.
Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, njëherazi bashkëautore e librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Agron Islamin, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.
Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane.
E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.
“Publiku duhet ta vizitojë sa më parë se dhe pak ditë do të qëndrojë i hapur, njofton IMK.
Qenë disa punime të rastësishme në qytet që nxorën në dritë bazilikën e Elbasanit në vitin 2007. Më vonë aty u zbuluan edhe një mozaik floreal e disa skulptura të gdhendura në gur.
E shpallur monument kulture i kategorisë së parë, bazilika paleokristiane konsiderohet ndër më të rrallat në vendin tonë.
Rëndësia e bazilikës shumëfishohet edhe nga prania e Via Egnatia-s përbri. Aty janë zbuluara edhe kolona mermeri nga 4 metra që iu pikasin shekujve (V-VI) dhe gjenden më së shumti në qytete bregdetare. Ardhja e këtyre kolonave deri në Elbasan ia shton vlerat këtij monumenti, sipas arkeologëve.