Bazilika Kristiane me mozaik e Linit, Pogradec. –
Bazilika paleokristiane e Linit ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë. Struktura ishte e dekoruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive floreale, gjeometrike dhe skena eukaristike, tipike të periudhës paleokristiane.
Gërmimet arkeologjike dhe të dhënat numizmatike mbështesin datimin e bazilikës dhe të dyshemesë me mozaik në shek. 5 – 6. Bazilika e Linit ka një strukturim trekonkësh, me naos, kapela anësore, baptister dhe atrium. Kisha ka qenë dekoruar me mozaikë polikrom që shfaqnin motive gjeometrike, floreale dhe skena eukaristike, tipike të eriudhës paleokristiane.
Gjithashtu përmbajtja e mbishkrimit me ekstrakte të psalmit të Davidit, mbështet teorinë që ndoshta kemi të bëjmë me një qendër pelegrinazhi. Gjetjet arkeologjike dhe të dhënat numizmatike mbështesin datimin e monumentit në shek. V – VI. Gjatë inkursioneve bullgare të shek. IX kisha u dogj dhe u braktis. Kisha e hershme e Linit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1973. Kisha plaeokristiane e Linit ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit, duke pasur një pamje të gjerë mbi liqenin e Ohrit dhe zonën përreth.
Mozaikët polikrom dhe materiali i pasur arkeologjik, e bëjnë kishën një nga monumentet më të bukura dhe më interesant të Shipërisë.