Bazilikata e Ballshit, pjesë e rëndësishme e turizmit historiko-kulturor/ Arkeologët: Nuk ka marrë vëmendjen e duhur
20 Mars 2024
Edhe pse ende ë pazbuluar plotësisht Bazilikata paleokristiane e qytetit të Ballshit, është një ndër sitet më të rëndësishëm të turizmit historiko- kulturor në zonën e Mallakastrës dhe jo vetëm.
Sipas specialistit të turizmit në bashkinë Mallakastrë Kreshnik Heqimaj, kjo bazilikë e cila daton në shekullin e VI, vitet e fundit ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj ndërsa ka theksuar se është domosdoshmëri jo vetëm vijimi i gërmimeve për të zbuluar fakte të reja, por edhe investime për sa i përket aksesueshmërisë së rrugëve ndërlidhëse dhe akomodimit të turistëve , gjë që do t’i jepte një hov më të madh zhvillimit të turizmit në zonë.
Ndërkohë për arkeologun Bashkim Vreka ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe është lënë tërësisht në harresë e studimeve.
Në rrënojat e bazilikës janë gjetur një sërë kolonash , mbishkrimesh dhe një skulpturë e pasur dekorative.
Sipas gojëdhënës prej saj trashëgohen edhe kodikët e artit që njihen tashmë si kodikët e Beratit ndërsa epitafi i Gllavenicës i vitit 1373 është i ekspozuar në muzeun historik kombëtar dhe është pwlhura më e vjetër e ruajtur në Shqipëri. /Faxnews