BBC publikon video nga protesta e opozitës: Dy akuza ndaj Ramës
BBC publikon video nga protesta e opozitës: Dy akuza ndaj Ramës
Mediat e huaja i kanë dhënë jehonë protestës së opozitës e cila u mbajt mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, ku u dhunua edhe Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapit.
“Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama, me disa bomba molotov në zyrën e tij.
Gjatë tre muajve të fundit, ka pasur demonstrata anti-qeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha i bëri thirrje protestuesve të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti”, shkruan BBC.
Por BBC nuk është e vetmja media e huaj që ka paraqitur protestën e opozitës. “Huffington Post”, “New York Times” , “Washington Post” etj shkruan për protestën.
/Gazeta Liberale