BE i kërkon të pozicionohet, Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Putin, refuzon ta “braktisë” Rusinë
BE i kërkon të pozicionohet, Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Putin, refuzon ta “braktisë” Rusinë
6 Prill 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas fitores së mandatit të radhës me 3 prill, këtë të mërkurë po zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë bisedë është diskutuar në lidhje me një sërë ngjarjes të rëndësishme, ku vëmendjen më të madhe duket se e ka marrë qëndrimi që Serbia ka ndaj Rusisë në konfliktin e nisur që me 24 shkurt në Ukrainë.
Beogradi ka zgjedhur që të ruajë marrëdhëniet miqësore me Kremlinin dhe ka refuzuar që të bashkohet me vendet e tjera të BE për vendosjen e sanksioneve ndaj tij.
Sipas deklaratës së Presidencës së Serbisë, të dy presidentët analizuan situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën e energjisë dhe tregtisë, të cilat në vitin 2021 dhe në dy muajt e parë të vitit 2022 shënuan rritje, që është një shenjë e mirë e bashkëpunimit tonë të suksesshëm.
Vuçiç e ka informuar homologun e tij rus për vështirësitë me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës bruto dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneft dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët nga BE-ja, do të gjejnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë.
Në të njëjtën kohë, presidentët Vuçiç dhe Putin deklaruan se kontrata afatgjatë e gazit që kishte Serbia skadon më 31 maj të këtij viti dhe se është e nevojshme që sa më shpejt të fillohen bisedimet për çmimin, sasinë dhe kushtet e tjera të prokurimit për Serbinë.
Së fundi, presidenti Putin e informoi Vuçiç për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u orientua në kryerjen, siç tha ai të operacioneve në Ukrainë.
Viçiç në fjalën e tij u është referuar qëndrimeve dhe konkluzioneve tashmë të njohura të Këshillit të Presidentit Putin, për sigurinë kombëtare, duke shprehur shpresën se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Gazeta Dita