BE nis procesin gjyqësor kundër AstraZeneca
BE nis procesin gjyqësor kundër AstraZeneca
Nga DW-
Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave për mos respektimin e marrëveshjeve.
Për shkak të vonesave masive në shpërndarjen e vaksinave, Komisioni i BE ka akuzuar prodhuesin AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale. Kompania britanike-suedeze” nuk përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj” për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel të mërkurën avokati Rafaël Jeffareli, i cili e përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare. Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”.
Një tjetër mosmarrëveshje si ajo me Brexitin?
Bashkimi Evropian ka kontraktuar vitin e kaluar një kërkesë prej 300 milionë vaksina të AstraZeneca. Në vend të 120 milionë vaksinave sa ishte planifikuar të marrë në tremujorin e parë të këtij viti, kompania i ka dërguar BE-së vetëm 30 milionë. AstraZeneca pohon se ka pasur probleme në fillim të prodhimit. Por AstraZeneca nuk e ka realizuar marrëveshjen e kontraktuar as në tremujorin e dytë të këtij viti, sepse ka vënë në dispozicion vetëm 70 në vend të 180 milionë dozave sa parashikon kontrata.
Koha e Jone