BE: Përplasja Putin-Wagner, çështje e brendshme ruse
24 Qershor 2023
Bashkimi Evropian ka reaguar për herë të parë në lidhje me zhvillimet e fundit në Rusi, pas përplasjes së presidentit rus, Vladimir Putin me grupin mercenar, Wagner.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se kjo është një çështje e brendshme ruse.
Michel theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky është e palëkundur.
“Duke monitoruar nga afër situatën në Rusi. Në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7. Kjo është padyshim një çështje e brendshme ruse. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky është e palëkundur”, shkroi ai në Twitter.
Gazeta Sot