BE shpall paketën e masave shtesë mbështetëse për Moldavinë
30 Qershor 2023
Pas një kërkese nga Këshilli Evropian dhe siç u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen më 31 maj në Kishinau, KE dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm kanë shpallur një paketë mbështetjeje për Republikën e Moldavisë dhe për ta sjellë vendin më afër Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: “Moldavia ka qëndruar fort në solidaritet dhe në mbrojtje të vlerave evropiane. Dhe pavarësisht nga pasojat e mëdha që lufta e agresionit të Rusisë po sjell në vend, Moldavia po bën hapa të mëdhenj për të avancuar në të ardhmen e saj evropiane. Me paketën e sotme, BE-ja tregon se qëndrojn pranë Moldavis. Do të punojmë për të përshpejtuar integrimin dhe reformat tuaja evropiane. E ardhmja e Moldavisë qëndron në BE”.
Paketa e mbështetjes për Moldavinë ka pesë prioritete, që synojnë adresimin e ndikimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe afrimin e Moldavisë me Bashkimin Evropian:
Lehtësimi i zhvillimit ekonomik dhe lidhjes;
Mbështetja e reformave të Moldavisë nëpërmjet forcimit të kapaciteteve administrative, shërbimeve këshillimore të fokusuara në sfidat që dalin në rrugën e zgjerimit, programeve të trajnimit të dedikuar dhe mbështetjes si dhe rritjes së pjesëmarrjes së Moldavisë në programet e BE-së;
Sigurimi i sigurisë energjetike të Moldavisë përmes rritjes së prodhimit vendas të energjisë elektrike, pjesëmarrjes në mekanizmin e përbashkët të blerjes së gazit të BE-së, nxitjes së burimeve të rinovueshme dhe fokusimit në efiçencën e energjisë.
Rritja e sigurisë së Moldavisë nëpërmjet veprimeve të synuara të udhëhequra nga Dialogu i Nivelit të Lartë Politik dhe Sigurisë;
Kundër manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit të huaj, duke përfshirë dezinformimin, dhe përmirësimin e komunikimit strategjik përmes ofrimit të mbështetjes teknike për qeverinë moldave dhe ndërtimit të kapaciteteve për shoqërinë civile të medias së pavarur dhe të rinjtë për të adresuar dezinformimin dhe për të komunikuar në mënyrë aktive mbi përfitimet e integrimit në BE.
Pas propozimit të Komisionit më 20 qershor për një rishikim të Kornizës Financiare Shumëvjeçare (MFF), rreth 600 milionë euro nën Instrumentin e Fqinjësisë, Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (NDICI) mund të rishpërndahen për vitin 2024- 2027 programe për të rritur mbështetjen për vendet e tjera të fqinjësisë, përfshirë Moldavinë.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Moldavia është përballur me sfida të rëndësishme, duke përfshirë një numër të madh refugjatësh, inflacion, kërcënime ndaj furnizimeve të saj me energji, shkelje të hapësirës së saj ajrore, si dhe një mori veprimesh hibride si dezinformimi dhe sulmet kibernetike. BE-ja tashmë ka mobilizuar 1.2 miliardë dollarë për të ndihmuar Moldavinë në përballjen me kriza të shumta që nga vjeshta e 2021.
Më 31 maj, përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian, Presidenti i Komisionit përparoi punën për paketën e mbështetjes për vendin me dy objektiva: “të trajtojë ndikimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe të sjellë Moldavinë më afër Bashkimit Evropian. ”
Disa nisma kryesore në mbështetje të Moldavisë kanë filluar tashmë dhe po japin rezultate. Operatorët evropianë dhe moldavë të telekomit nënshkruan një marrëveshje të parë vullnetare për të ulur tarifat e roaming të të dhënave dhe zërit, që do të ndihmojë në lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve. Plani Ekonomik dhe i Investimeve (EIP), i vendosur për të mobilizuar deri në 1.6 miliardë euro në investime publike dhe private për projekte kryesore, tashmë po ofron projekte në zhvillim, me vlerë më shumë se 670 milionë euro, në sektorë kyç si mbështetja e NVM-ve, efiçencën e energjisë dhe investimet në Korsitë e Solidaritetit.
Nisma të tjera përfshijnë pjesëmarrjen e Moldavisë në platformën e përbashkët të blerjes së gazit, si dhe rritjen e stafit të BE-së që punon për të mbështetur rrugën e Moldavisë në BE.
Nga OraNews