BE tjetër mesazh Ramës: – Lufta kundër korrupsionit prioritet kyç për integrimin në BE
BE tjetër mesazh Ramës: – Lufta kundër korrupsionit prioritet kyç për integrimin në BE
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca përsëriti sërish sot se prioritet kyç për integrimin në Union për Shqipërinë duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar.
“Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për pranimin e Shqipërisë në BE. Rëndësia e këtij projekti që i ofron autoriteteve të Shqipërisë është ekspertiza teknike që vjen nga disa shtete anëtare të BE, si Spanja, Holanda dhe Italia. Një skuadër e vërtetë në Europë” shkruan Soreca.
Postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter erdhi pas projektit që u prezantua sot që synon përmirësimin e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimeve financiare proaktive.
Gazeta Koha e Jone