Befasojnë shkencëtarët francezë: – Ky insekt i zakonshëm mund të nuhasë kancerin që në fazë të hershme
Befasojnë shkencëtarët francezë: – Ky insekt i zakonshëm mund të nuhasë kancerin që në fazë të hershme
28 MARS 2022
A mund të ndihmojnë milingonat në diagnostikimin e kancerit? Disa studiues francez, besojnë se po, megjithatë do të duhen hulumtime të mëtejshme. Sipas një botimi shkencor, milingonat 36 Formica fusca – një lloj insekti me erë të fortë – mund të dallojnë kancerin nga qelizat e shëndetshme njerëzore, sipas Science Focus.
Në fazën e hershme eksperimentale, milingonat u ekspozuan ndaj erës së qelizave të kancerit të njeriut si dhe linjat e ndryshme qelizore të kancerit. Më pas, të njëjtat milingona u ekspozuan ndaj aromave të ndryshme, përfshirë atë origjinale, të cilën ata mundën ta dallonin.
Shkencëtarët shpjegojnë se pasi të trajnohen, milingonat Formica fusca mund të zbulojnë komponimet organike të paqëndrueshme të çliruara nga qelizat e kancerit. Kjo nuk është hera e parë që komuniteti shkencor kërkon “aleatë” në mbretërinë e kafshëve.
Sipas shkencëtarëve, qentë janë përdorur më parë për të zbuluar qelizat e kancerit, por trajnimi i tyre kërkon muaj apo edhe vite. Rritja e insekteve është e mundur ekonomikisht, ndërsa insektet kanë një sistem nuhatjeje shumë të zhvilluar dhe mund të trajnohen me qindra me shumë pak teste.