Befason avokati i ish-deputetit : Do thërrasim në gjykatë, Agron Xhafën, Taulant Ballën dhe Edi Ramën. 

13/04/2019

Avokati i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, Ledio Braho, thotë se në gjyqin që do të bëhet për çështjen “Babale”, pala mbrojtëse do të kërkojë që në gjykatë të thirret edhe kryeministri Edi Rama, krahas personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, si deputeti i PS, Taulant Balla.

“Do jenë ish-drejtuesit e policisë. Do mundohemi ta thërrasim edhe Agron Xhafaj nëse i gjejmë një adresë të saktë pasi nuk e dimë ku ndodhet. Po ashtu do thërrasim edhe Taulant Ballën dhe të gjithë personat e implikuar dhe që dalin në përgjime lidhur me këtë çështje. Një nga kërkesat tona do jetë të thërrasim edhe Edi Ramën, pasi edhe Edi Rama është një nga personat që ka dijeni lidhur me këtë çështje”, tha Braho në Fax News.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/