“Bëhuni gati për mega-tërmetin, do të shfarosë 40 milionë njerëz e do të ndajë kontinentin”. –
“Bëhuni gati për mega-tërmetin, do të shfarosë 40 milionë njerëz e do të ndajë kontinentin”. –
25 korrik 2018
Nga: Gazeta BOTA SOT.
Shkencëtari Keshe Warns, si rrallë herë, ka parashikuar ngjarje të këqija që pritet t’i kanosen planetit tonë. Më konkretisht, ai flet për një tërmet të fuqishëm, i cili do të shfarosë, 40 milionë njerëz.
Keshe shprehet:
“40 milionë njerëz do të vdesin nga një tërmet i fuqishëm, i cili do të ndajë kontinentet, duke ndryshuar formën e planetit tonë përgjithmonë”.
Doktor Keshe Warns, i cili ka studiuar inxhinieri nukleare në Universitetin e Londrës, thotë se tërmeti i fuqishëm, që ai e ka cilësuar si mega-tërmet, do të ndajnë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe do të formojë cuname me disa metra lartësi.
Megjithëse nuk shpjegon se kur mund të ndodhë kjo katastrofë, ai mendon se tërmeti do të jetë me një magnitudë nga 20 deri në 24 ballë.
Shkencëtari shprehet:
“Duke studiuar tërmetin e fundit që goditin Kilin, unë mendoj se ky tërmet që i ri do të jetë i pashmangshëm. Këto janë përfundimet e mia, ajo që ne kemi parë së fundi këto janë tërmete të rrezikshme, të fuqishëm në magnitudë dhe që nuk kanë ndodhur më parë”.
Pavarësisht se autoritetet amerikane nuk i besojnë fjalëve të këtij shkencëtari, ato janë vënë në gatishmëri dhe po trajnojnë njerëzit në rast të një situatë ku mund të bjeri tërmet.
Nga: BOTA SOT.