Bekim Fehmiu kthehet ne Kinemane italiane.

Bekim Fehmiu “rikthehet” në televizionin publik italian RAI . –

Nga: Alba Kepi

Aktori i njohur shqiptar Bekim Fehmiu “rikthehet” në televizioni publik italian RAI në interpretimin e filimit Odisea.

Promovimi i Kosovës përmes diplomacisë publike është një nga iniciativat e ndërmarra nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë e cila falë një bashkëpunimi të suksesshëm me RAI-n propozoi  ritransmetimin e filmit të njohur Odisea me protagonist aktorin me origjinë shqiptare Bekim  Fehmiu, i cili pati një karrierë të sukseshme në Itali e Europë.

Nga data 22 deri më 29 dhjetor ky serial televiziv po transmetohet në kanalin Rai Storia.

Filmi Odisea konsiderohet një nga kolosët e kinematografisë televizive italiane e i pari film i xhiruar me ngjyra.

Në 8 seri televizive filmi Odisea mbush sivjet 50 vite nga realizimi i tij nën regjinë e tre regjisorëve; Franko Rossi, Piero Schivazappa e Mario Bava e i bazuar në skenarin e poemës së Homerit Odisea.

Në rolin e Penelopës interpretonte aktorja e njohur greke Irene Papas.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj, Alma Lame  ishte e ftuara speciale në programin e pasdites “Vita in diretta” në Rai Uno, e cila njohu publikun italian me jetën e karrierën e aktorit të madh Bekim Fehmiu.

“Bekimin e kam njohur personalisht një vit para se të vdiste, tha ajo. Ai nuk ishte vetëm një aktor, por ishte shkrimtar e artist i gjithënshëm.”

“Shkëlqimi e tmerri” është libri i tij i botuar më vitin 2001. një udhëtim personal i kujtimeve të jetës e krijimtarisë së tij artistike.

Bekim Fehmiu, u shpreh Ambasadorja Lame, edhe kur Kosova nuk ishte ende shtet, deklaronte me krenari identitetin e tij shqiptar e kosovar.

Gjithashtu kreu i Diplomacisë Kosovare në Itali falënderoi televizionin publik italian RAI për kontributin e dhënë për Kosovën duke denoncuar e përcjellë në kohë reale tragjedinë e luftës në ish Jugosllavi.

Bekim Fehmiu kthehet ne Kinemane italiane.

/Ora News.tv/