Belind Këlliçi paralajmëron zhvillime të forta në PD, zbulon se çfarë do të ndodhë më 22 mars
Belind Këlliçi paralajmëron zhvillime të forta në PD, zbulon se çfarë do të ndodhë më 22 mars
18 JANAR 2022
Deputeti i pezulluar nga grupi i PD, Belind Këlliçi komentoi zhvillimet e fundit në PD, si edhe seancën e një dite më parë në Kuvend, me propozimet për rikonfigurimin e grupit parlamentar.
Sipas tij, më 22 mars nis gara për kryetar të partisë.
“Janë të pabazuar. I bie që na vendos Rama me Nikollën, dhe duke i dalë dje në mbrojtje publikisht Balla vendosin kush do jetë deputet i PD. PD ka një organ legjitim, komiteti i rithemelimit. Edhe Basha ndryshimet statutore, nuk i ka çuar në Kuvend. Kjo është rregullorja e fundit, e Kuvendit të Shqipërisë. Lista e KQZ është shpallur, deputetët që kanë garuar nën siglën e PD, kanë qëndruar, në asnjë gërmë të nenit, nuk flitet për termin përjashtim. Ndaj kjo nuk është e drejtë as e Nikollës, e as e grupit të PD që të përcaktojë se kush është deputet apo jo. Ne të gjithë jemi deklaruar deputetë të PD, jemi votuar për të qenë deputetë të PD dhe në opononcë e qeverisë. Nuk më duket logjikë, të përjashtohet dikush nga grupi. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore përjashtimi vetëm në rastet kur largohen në mënyrë vullnetare dhe i duhen 6 muaj kohë për t’u regjistruar në një grup tjetër.
Dje kërkuam, zbatimin e rregullores. Më konkretisht pika 1 dhe 2 e rregullores. E gjitha është një procedurë e ezauruar. Në asnjë gërmë të saj nuk ka term pezullim apo shkarkim. Ajo që ka ndodhur dje nuk është normale, mos i hyjmë më pas interpretimit politik. A i intereson PD të humbasë deputetë me së paku 20 mijë vota. Basha nuk është më kryetar i PD, ka një vendim të kuvendit, ku është shkarkuar, ka një ratifikim me referendum. Kuvendi i 11 dhjetorit, ka patur transparencë, drejtues të PD kanë lexuar emër për emër delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. Ndëkohë më 18 dhjetor, në listën e lexuar kemi faktuar mbi 800 identitete nuk ekzistojne e disa të tjerë kanë ndërruar jetë.
Problemi i PD në këto 8 vite, është shkëputja nga fryma politike. Shkuam në gjykatë si procedurë standarde, e kërkon ligji për partitë politike, për të bërë regjistrim jo interpretim. I vetmi tagër që ka gjykata është nëse ndryshimet në statut bien ndesh me kushtetutën. 8 janari erdhi si shkak i provokimit me bunkerizimin e PD. Selia e PD administrohet nga Edi Rama.100 % dakord me Escobar. Deputetë të PD nuk janë lejuar të hyjnë, zyrat e tyre janë vjedhur në seli. Në 22 mars është marrë një vendimmarrje të çelet gara për kryetar të PD. Berisha është shprehur se dëshiron të kandidojë ashtu si Kulluri, Kadilli, Harxhi mund të garojë kush të dojë përfshi edhe z. Basha.’ u shpreh Këlliçi për News24.
Gazeta Sot